Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Kosovës në Lubjanë të Sllovenisë ka bërë të ditur se nga data 1 deri më 11 prill do të pezullojë punën me palë, përcjell Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie të ambasadës, vendimi është marrë për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe kufizimeve e masave të miratuara nga qeveria sllovene.
“Gjatë orarit të punës, Shërbimi Konsullor është i qasshëm përmes telefonit dhe postës elektronike.
Për raste urgjente, dërgoni një e-mail me një përshkrim të çështjes dhe një shpjegim të arsyeve për trajtim/shqyrtim urgjent të çështjes konsullore në: [email protected] ose na kontaktoni përmes numrit të telefononit: 01 541 541 2 apo 031 465 221 dhe ne do t’ju informojmë për opsionet e mëtejshme”, thuhet tutje në njoftim./Insajderi.com