
Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur se nga 11 janari do të ndalojë përkohësisht lejimin e vikendeve për të dënuarit, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, si masë lehtësuese, do të vazhdohet me vizitat e lira dhe vizitat familjare.
“Për vizitat e lira, me qëllim të mbrojtjes nga pandemia COVID 19, kërkohet që për aprovimin e vizitës së lirë, vizitori/ja të sjellë me vete testin me rezultat negativ në COVID 19, i cili duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se vizitat familjare do të vazhdohen me pranimin e vetëm një anëtari të familjes.
“Gjatë vizitës, vizitorët dhe të burgosurit janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (dezinfektues, distancën sociale, vendosjen e maskës)”, thuhet tutje në njoftimin për medie./Insajderi.com