Sherifi: Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog Teknik

Sherifi: Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog Teknik

Pas përfundimit të takimit midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe përfaqësuesve të partive politike, anëtari i kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, është deklaruar para gazetarëve.

Sherifi ka thënë se Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog Teknik, derisa nuk konfirmoi nëse shefi i ekzekutivit ka paraqitur koordinatorin për dialog në këtë takim.

“Nëse një koordinator do të ketë kompetencat siç kanë pasur koordinatorët e mëparshëm atëherë është rrezik të rrëshqitet në dialog teknik. Kryeministri u zotua që nuk do të pranojë në asnjë mënyrë që Kosova dhe kjo qeveri të rrëshqas drejt një dialogu teknik”, u shpreh Sherifi.

Ai tha se nuk mund të kemi zgjidhje të raporteve e as normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa njohje reciproke.

Nga ana tjetër, ndryshe nga Sherifi, ministri i Drejtësisë, i cili vjen nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu që posedon postin e ministrit të Punëve të Brendshme, nuk u prononcuan për medie.

Ky takim u refuzua nga dy partitë opozitare LVV e PDK. /Insajderi.com/