Sherifi: Molliqaj nëpërmjet opozitës së bashkuar u përpoq të kap shtetin

Deklarata e Sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj se AAK dhe Nisma kanë rënë në nivel të deputetit, Shaip Muja, nuk i kanë pëlqyer aspak Sekretarit të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.

Sherifi: Molliqaj nëpërmjet opozitës së bashkuar u përpoq të kap shtetin

Ai madje ka akuzuar Molliqajn se po e ndjek rrugën e Thaçit, i cili sipas Sherifit se pari e kapi PDK-në, e pastaj shtetin.

Sherifi thotë se Molliqaj pasi ka kapur Vetëvendosje u përpoq qe të kapë edhe opozitën e bashkuar e me qëllim që në të ardhmen të kap edhe shtetin.

“Për dallim nga Molliqaj i cili protestën e ka shndërruar në qëllim më vete, për ne protesta është dhe mbetet mjet demokratik për realizimin e qëllimeve. Prandaj pse duhet me çdo kusht të protestojmë nëse të gjithë po e themi se ky version i demarkacionit nuk do të arrijë të merr votat e nevojshme për t’u miratuar në Kuvend.”

“Por megjithatë, meqë Molliqaj nuk po ndalet së akuzuari Nismën do t’i them disa fjalë lidhur me këtë. Përshtypja ime nga përvoja me Thaçin dhe Molliqajn është se ai po ndjek rrugën e Thaçit i cili së pari kapi PDK-në pastaj shtetin edhe ky pasi ka kapur VV-në u përpoq të kapë Opozitën e Bashkuar me qëllim që në të ardhmen të kap shtetin”, ka thënë Sherifi për Indeksonline.

Në një emision televiziv, Dardan Molliçaj ka deklaruar se AAK dhe Nisma kanë rënë në nivelin e deputetit Shaip Muja, i cili nuk do të protestojë kundër demarkacionit, por qe do të votojë kundër. /Insajderi.com