Sherifi: Nisma i nevojitet kuvendit

Sherifi: Nisma i nevojitet kuvendit

Bilall Sherifi i Nismës Socialdemokrate ka thënë se në zgjedhjet e kaluara u mundua nxjerrja e kësaj partie nga parlamenti edhe pse përfaqësuese e një numri të madh të qytetarëve, prandaj kjo parti duhet të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.

“Nisma gjithsesi duhet të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme sepse ne konsiderojmë se janë diku rreth  35 mijë votues të cilët do të ishte mëkat nëse nuk do të përfaqësoheshin në legjislaturën  e ardhshme. Prioritet duhet të jetë që zëri i këtyre njerëzve të jetë në parlament’, tha Sherifi në Pressing.

Sherifi më pas ka treguar se ata ende nuk kanë vendosur se si do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme, a do të shkojnë vetëm apo me ndonjë parti përmes një koalicioni parazgjedhor.

“Janë tre opsione të mundshme: Një koalicion rreth Nismës me disa parti të tjera, pak a shumë si në zgjedhjet e kaluara. Një koalicion i mundshëm me partitë më të mëdha”, theksoi ai.

“Z. Limaj ka pasur kontakte të vazhdueshme me PDK-në, nuk e di nivelet e tjera në PDK a janë të njoftuara. Me z.Mustafa gjithashtu dhe vendimi përfundimtar do të merret në ditët në vijim. Këto këto tre opsione kemi në tavolinë’, tha Sherifi./Insajderi.com