Sherifi: Për disa vota kriminale po tentojnë të lënë Nisma jashtë kuvendit

Sherifi: Për disa vota kriminale po tentojnë të lënë Nisma jashtë kuvendit

Nisma Socialdemokrate po mbanë konferencë për media lidhur me procedimin e votave të ardhura nga Serbia.

Ish-shefi i grupi parlamentarë të Nisma-së, Bilall Sherifi tha se për disa vota kriminale nuk duhet lënë jashtë vullneti i 42 mijë votuesve.

Këta 42 mijë votuese nuk i kanë borxh askujt. Për disa vota kriminale te tentojnë të lënë jashtë kuvendit vullnetin e 42 mije votueseve”, tha Sherifi.

Tutje, Sherifi shtoi se Nisma nuk do të rri duar kryq përballa krimi zgjedhor që po i bëhet nga demokracia.

“Kështu që kush beson se nisma do të rri duar kryq gabon përballë këtij kërcënimi të demokracisë dhe përballë këtij krimi zgjedhorë gabon ne do të shfrytëzojmë të gjitha instrumentet ligjore – juridike nuk do të ndalim deri sa e drejta të fitojë”, tha Sherifi. /Insajderi.com