
14 persona janë shëruar sot nga koronavirusi në Kosovë, kështu duke bërë që numri i të shëruarve të shkoj në 52.
Këtë e kanë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik, shkruan Insajderi.
“Sot më 10 prill 2020, janë të shëruar edhe katërmbëdhjetë (14) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e dy (52)”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, sot janë shënuar edhe 23 raste të reja me koronavirus në Kosovë, dukë bërë që numri të arrij në 250.
“Sot më 10 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 189 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej njëzet e tre (23) prej tyre kanë rezultuar pozitive”. Thuhet ne njoftim.
Kurse, në Kosovë janë shënuar deri me tani vetëm 7 viktima./Insajderi.com