Shërohen edhe 35 persona të infektuar me COVID-19

Shërohen edhe 35 persona të infektuar me COVID-19

35 persona janë shëruar të hënën nga infeksioni COVID-19 në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Arben Vitia, ministri i Shëndetësisë, i cili i ka cilësuar shpresëdhënëse rezultatet e sotme.

Ministri Vitia, po ashtu ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar 17 raste pozitive me COVID-19.

Vitia u ka bërë qytetarëve thirrje për kujdes nga rreziku i koronavirusit. /Insajderi.com