Shërohen edhe pesë persona të infektuar me koronavirus

Shërohen edhe pesë persona të infektuar me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se janë shëruar edhe pesë persona që janë infektuar me koronavirus, shkruan Insajderi.

Me këta pesë të shëruar, ka shkuar në 71 të shëruar nga virusi Covid-19 që prej konfirmimit të personit të parë me koronavirus.

“Sot më 15 prill 2020, janë shëruar edhe pesë (5) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej shtatëdhjetë e një (71)”, thuhet në njoftimin e IKShP-së.

Nga data 08 shkurt deri më 15 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.720 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej katërqind e njëzet e tre (423) me 9 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /Insajderi.com