Shërohet edhe infermierja e fundit me koronavirus në QKUK

Shërohet edhe infermierja e fundit me koronavirus në QKUK

Insituti i Sëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot në Kosovë janë shëruar 21 persona të infektuar me koronavirus.

E, në mssin e të shëruarve edhe infermierja e pesët dhe e fundit e Klinikës Infektive, përcjell Inajderi.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, infektologu, Valbon Krasniqi,

Karsniqi, po ashtu ka bërë të ditur se të gjithë punëtorët shëndetësorë të klinikave tjera sot kanë rezultuar negative në testim.

Postimi i tij i plotë:

21 të shëruar sot – shërohet edhe infermierja e 5-tē e Klinikēs Infektive

Klinika Infektive sot mori një lajm të mirë:. Në mesin 21 pacientēve tē shēruar ēshtē edhe infermierja e Klinikēs Infektive, e fundit nga të pesē infermieret qē ishte infektuar nē vendin e punës. Tani Klinika infektive sērish me komplet stafin e saj, mjekē e infermierë nē pērballje me COVID-19.

Poashtu, edhe të gjithë kolegēt shēndetësorë të klinikave tjera sot rezultuan negativ.

Urime tē gjithëve.

Masat parandaluese në vendin e punës dhe puna profesionale po jep rezultate.

Vazhdojmē të gjithë, profesionistë shëndetēsorē e qytetarē, bashkarisht tutje…

Përdorni masat mbrojtēse personale, respektoni rregullat dhe mbani distancën sociale./Insajderi.com