Shërohet nga Coronavirusi foshnja e dytë e infektuar në Kosovë

Shërohet nga Coronavirusi foshnja e dytë e infektuar në Kosovë

Është shëruar edhe foshnja e dytë e infektuar me Covid-19 në vendin tonë.

Lajmin për kurimin e kësaj foshnje e ka konfirmuar drejtori I Klinikës së Neonatologjisë, dr.Xhevdet Gojnovci.

“Po mund t’ju konfirmoj se foshnja është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar Gojnovci.

Deri më tani në Kosovë janë prekur 2 të porsalindur me Covid, por fatmirësisht dy foshnjat janë shëruar. /Insajderi.com/