Shërohet nga Coronavirusi, këshilltari i presidentit Thaçi

Shërohet nga Coronavirusi, këshilltari i presidentit Thaçi

Ismail Syla, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se e ka kaluar betejën me Coronavirus, njofton Insajderi.

Syla ka thënë se pas qëndrimit 15 ditor në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot ka dalë nga spitali i shëruar plotësisht nga virusi COVID-19.

“Pas qëndrimit 15 ditor në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot në orën 13 dola nga spitali i shëruar (negativ) nga infektimi me virusin 19”, tha ai.

Ndërsa ai përmes një shkrimi në “Facebook” ka falënderuar mjekët e QKUK-së duke thënë se infeksionin e mposhti fal punës së ekipore të mjekëve në kësaj klinike. /Insajderi.com

Pas qëndrimit 15 ditor në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot në orën 13 dola nga spitali i shëruar (negativ) nga…

Posted by Ismail Syla on Tuesday, September 8, 2020