Shërohet nga COVID-19 deputeti i LDK-së: Mendova se nuk do t’ja dalë

Shërohet nga COVID-19 deputeti i LDK-së: Mendova se nuk do t’ja dalë

Është shëruar nga virusi COVID-19 deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi.

Rudit i ishte vështirësuar gjendja shëndetësore si pasojë e infektimit me Coronavirus, ai u detyrua te hospitalizohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton Insajderi.

Deputeti i LDK-së, ka shkruar në Facebook, për ta kumtuar lajmin e shërimit të tij pas 21 ditëve përballje me Coronavirusin.

Ai deklaroi se ka pasur momente kur ka menduar që “nuk do t’ia dalë”.

“Shumë ditë e netë pa gjumë, me frymarrje te vështirësuar, e me një kollitje te madhe. Ishin këto ditë e netë të vështira, ku shumë herë mendova se nuk do t’ia dal. Por, fal zotit dhe mjekëve, edhe këtë sfidë e tejkalova”, ka shkruar Rudi.

Rudi ka shprehur falënderime për të gjithë ata që i janë gjendur pranë në këtë kohë, po ashtu ai shprehi mirënjohje për ekipin mjekësor për kujdesin gjatë kohës sa Rudi ishte i hospitalizuar. /Insajderi.com

Pas 21 ditesh ne perballje me Covid19, prej te cilave 16 ne Kliniken Infektive ne Prishtine, sot jam liruar dhe jam…

Gepostet von Fetah Rudi am Mittwoch, 16. September 2020