Sherr me thika mes adoleshentëve shqiptarë, 16 vjeçari vdes në spital

Sherr me thika mes adoleshentëve shqiptarë, 16 vjeçari vdes në spital

Një sherr me thika mes dy adoleshentëve ka lënë të vdekur njërin prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit në Shqipëri, pranë zonës së njohur si “Zogu i zi”.

Dy të rinjtë janë zënë me armë të ftohta pas një sherr që kanë patur. 17 vjeçari me inicialet F.G ka goditur me thikë 16 vjeçarin me inicialet D.V, i cili ka mbetur i plagosur.

Urgjenca e ka transportuar në spital të riun por fatkeqësisht adoleshenti ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” ku si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë shtetasi i plagosur.

Sot në datën 18.10.2018, rreth orës 16:30 ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me mjet prerës shtetasi D.V, 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier ku pas një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi D.V.

Eshtë shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.G, rreth 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.