
Një person ka mbetur i plagosur në Pogradec. Burime nga policia e këtij qyteti u shprehën se kanë marrë njoftim për 1 të plagosur në fshatin Zagorçan, por ende nuk dihen shkaqet, njofton Insajderi.
Personi i plagosur ka plagë në trup. Ai është qëlluar me thikë dhe si shkak dyshohet ndonjë konflikt.
Policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e autorit./Insajderi.com