Gjatë ditës së sotme në Klinikën Onstetrike Gjinekologjike në QKUK ka ndodhur një mosmarrëveshje mes doktorit dhe një pale.
Zyra për Informim në QKUK e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi incidentin në fjalë.
“Zyra e informimit e QKUK, ju konfirmon se në bazë të informatave të para nga Klinika Obstetrike Gjinekologjike, sot në këtë klinikë ka pasur një mosmarrëveshje në komunikim ndërmjet një doktori të klinikes me një palë”, ka thënë Shpend Fazliu për Insajderin.
Sipas tij, krejt kjo ka ndodhur kur pala nuk u është nënshtruar rregullave t klinikës, të cilat i ka kërkuar doktori.
“Një grua bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët në një repart të kësaj klinike nuk i janë përmbajtur rregullave të klinikës. Doktori ka kërkuar nga burri i pacientes t’i nënshtrohet rregullave të klinikës dhe ai ka reaguar ndaj tij duke u treguar jo komunikativ”, ka thënë më tej Fazliu./Insajderi.com