Sheshi Skënderbeu po bëhet gati për inaugurimin e Thaçit

Sheshi Skënderbeu po bëhet gati për inaugurimin e Thaçit

Sheshi Skënderbeu në Prishtinë ka filluar të bëhet gati për ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit si president i vendit.

Kjo ceremoni pritet të mbahet të premten, vetëm një ditë pasi Thaçi pritet të japë betimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Një kompani e pastrimit është parë të mërkurën duke pastruar shtatoren e Skënderbeut, aty ku afër pritet të vendoset një binë.

Sic kanë njoftuar këshilltarët e presidentit të zgjedhur, në këtë ceremoni janë ftuar rreth 1200 persona.

Në këtë ngjarje pritet të jetë e pranishme edhe Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe do të ketë edhe një program artistik.

Që nga mëngjesi e deri në përfundimin e ceremonisë, sheshi do të jetë i mbyllur për qarkullim për shkaqe sigurie./Insajderi.com