Shfaqet Albin Kurti – tregon a do të shkojë në takim tek Thaçi

Shfaqet Albin Kurti – tregon a do të shkojë në takim tek Thaçi

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shfaqur pas raportimit nga vet ai se nuk është në Prishtinë por jashtë vendit.

Kurti është shfaqur në ndejën e fundvitit të partisë së tij.

Njashtu ai edhe është prononcuar për media, duke treguar edhe arsyen e refuzimit të ftesave të presidentit, Hashim Thaçi.

“Kam marrë sot dy ftesa, por agjenda e krerëve të shtetit është shumë e ngjeshur. Prandaj nuk mund të takohemi ashtu, përveç kur ka ndonjë fatkeqësi ose ndonjë urgjencë tjetër. Kam qenë në Shkup dhe unë nuk e kam agjendën sot për sot”, ka thënë Kurti për media.

Ndërkohë që Gazeta Insajderi, ka pyetur zyrën për media, për vendndodhjen e Kurtit mirëpo nuk kanë qenë të qasshëm.

Kurti ka marr dy ftesa gjatë ditës së sotme nga presidenti Thaçi për të shkuar në zyrën e tij për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Insajderi.com