Shfaqet një rast i gripit të shpezëve “Avian Influnza”në Podujevë

Shfaqet një rast i gripit të shpezëve “Avian Influnza”në Podujevë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është paraqitur një rast i gripit të shpezëve “Avian Influnza”  në fshatin Sekiraqë të Podujevës, njofton Insajderi.com.

Përmes një njoftimit, AUV ka bërë të ditur se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalimin e përhapjes së sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve në fermën e prekur.

Foto ilustruese

“Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur. Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km. Jemi duke i kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Tutje, AUV ka treguar edhe për mënyrën se si duhet mbrojtur shpezët nga infektimi me këtë sëmundje.

“• Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja, • Mbani shpezët në kushte të mira, • Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende  tjera ku ka shpezë dhe zogj, • Vendosni masat e biosigurisë ne fermë, • Vendos  dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës, , • Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve, • Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët, • Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent, • Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim, • Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura”, thuhet ndër tjerash në njoftim./Insajderi.com