Kabineti Qeveritar në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinajt për akcizën e duhanit.

Fillimisht ministri i " />

Shfuqizohet vendimi për akcizën e duhanit me të cilin përfitonte Gazmend Abrashi

Shfuqizohet vendimi për akcizën e duhanit me të cilin përfitonte Gazmend Abrashi

Kabineti Qeveritar në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinajt për akcizën e duhanit.

Fillimisht ministri i Financave Besnik Bislimi ka deklaruar se është konstatuar se ky vendim është i dëmshëm për shtetin prandaj duhet të shfuqizohet menjëherë. Sipas Bislimit edhe zyra e Bashkimit Evropian ka kërkuar që mos të hyjë në fuqi ky vendim.

“Ky koncept që ne dëshirojmë të shfuqizohet e ka ndryshuar numrin e aksicëz dhe këto nuk janë të drejta. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar qe mos të hyjë në fuqi pasi bien në kundërshtim me rregullat”, tha Bislimi.

Sipas vendimit të marrë nga Ramush Haradinajt vendimin për normën e akcizës për cigaret e prodhuara në Kosovë, ku në bazë të këtij vendimi, të datës 9 shtator të vitit të kaluar, përllogaritet duke e përdorur metodën sipas vlerës (ad valorem) dhe përllogaritja bëhet në çmimin e shitjes me pakicë me normë 30% në vlerën shitëse me pakicë.

Nga ky vendim përfituesi më i madh kishte qenë Gazmend Abrashi, i cili gjatë qeverisë Haradinaj po ashtu mbante edhe pozitën e Koordinatorit për Zhvillim Ekonomik në Qeveri dhe nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Krejt kjo pasi që fabrika e vetme që merret me prodhimin e cigareve në Kosovë është “Premium Tobacco Group”, në pronësi të Abrashit, shkruan Insajderi.

Abrashi e kishte privatizuar fabrikën e Duhanit në Gjilan, në vitin 2013 pas një varg dështimesh për ri-aktivizimin e saj.

Abrashit i shkojnë huq dy vite afër Haradinajt, Kurti ia godet brutalisht biznesin e tij