![Shi, borë e diell – parashihet mot i paqëndrueshëm gjatë tërë javës](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2022/02/moti-1-2-3-730x440.jpg)
Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.
Sipas IHMK-së, më 28 shkurt do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herë pas hershme të borës.
Kurse, nga dita e martë reshjet parashihen të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/07/moti-me-shi.jpg)
Ilustrim.
Nga gjysma e javës parashihet të ketë mot me intervale me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/s./Insajderi.com