Shi dhe rrufe sot, këto janë temperaturat

Shi dhe rrufe sot, këto janë temperaturat

Ndryshe nga ditët e fundit, sot pritet të mbajë mot i vranët dhe pak rreze të diellit që parashihen kryesisht në pjesën e parë të ditës, njofton Insajderi.com.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vendi do të ndikohet nga masat e ajrit relativisht të freskëta.

Kjo situatë meteorologjike, do të kushtëzojë mot me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në disa territore parashihen shkarkime rrufesh dhe mundësi për reshje breshëri.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. /Insajderi.com