Shi e borë – parashikimi i motit për pesë ditëve të ardhshme

Shi e borë – parashikimi i motit për pesë ditëve të ardhshme

Mot i ndryshueshëm do të mbretërojë përgjatë pesë ditëve të ardhshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga dita e premte do të ketë ulje të presionit atmosferik gjë që do të ndikojë edhe në çrregullimin e disa parametrave meteorologjik.

“Kjo situatë e parashikuar do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me reshje të shiut të cilat pastaj gjatë vikendit parashihen të rrisin intensitetin”, thuhet në njoftim.

Në vise të larta parashihen reshje bore, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare reshjet e shiut parashihen të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe më tej në vikend nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti./Insajderi.com