
Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe bore pritet të mbajë gjatë së mërkurës në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se reshjet do të jenë më të fokusuara në viset e larta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes./Insajderi.com