Shi e shkarkime rrufesh – moti për sot

Shi e shkarkime rrufesh – moti për sot

Mot me shi dhe shkarkime rrufesh do të mbajë sot në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sipas të cilit parashihet të ketë edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të jenë ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Ndërsa dita e shtune parashihet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. /Insajderi.com