Shifër rekord me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Shifër rekord me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedonia e Veriut i është shtuar listës së shteteve që të mërkurën kanë pasur ditën me shifra rekorde të rasteve të reja me Coronavirus. Në Maqedoni janë regjistruar 445 raste të reja nga testimi i 2441 mostrave, njofton Insajderi.

Brenda 24 orëve kanë vdekur nëntë persona, si pasojë e COVID-19.

Sa i përket shifrave totale, në Maqedoni janë regjistruar deri tash 21 mijë e 636 raste pozitive. Prej tyre 809 persona kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 16 mijë e 591 persona. 4236 është numri i rasteve aktive.

Maqedonia dhe Kosova ka dy ditë që kanë lejuar kalimin e kufirit pa testet PCR. Shtetet kanë paralajmëruar se një rritje e madhe e rasteve të reja në shtetet në fjalë, mund të bëjë që të kthehet kjo masë./Insajderi.com