Shifra milionëshe që do t’i kushtojë Shpend Ahmetit për ta ndërtuar tregun e ri të Prishtinës

Shifra milionëshe që do t’i kushtojë Shpend Ahmetit për ta ndërtuar tregun e ri të Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar gjatë ditës së sotme se tregu i ri i kryeqytetit tashmë është në prokurim.

Përmes një postimi në llogariën e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se: “Tregu i ri i Qytetit tashmë është në prokurim. Tenderi është i hapur deri me 10 shkurt dhe pas fazës së ankesave mund të fillojmë me ndërtim. #prishtina #treguiri”.

Tregu i ri i Qytetit tashmë është në prokurim. Tenderi është i hapur deri me 10 shkurt dhe pas fazës së ankesave mund të fillojmë me ndërtim. #prishtina #treguiri

Gepostet von Shpend A. Ahmeti am Samstag, 18. Januar 2020

Por sa do t’i kushtojë ndërtimi i këtij tregu Komunës së Prishtinës ?

Në bazë të kontratës, Komuna e Prishtinës për ndërtimin ka paraparë të ndajë hiç më pak se 5 milionë e 524 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Tenderi është i hapur deri më 10 shkurt ora 14:00. /Insajderi.com