Sipërmarrësit e rinj të cilët do të vendosin të fillojnë biznes personal, dy vite do të lirohen nga pagesa e taksës komunale ndaj Qytetit të Shkupit, tha sot nga Shuto Orizare kandidati për kryetar nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov, duke e prezantuar programin e tij parazgjedhor. Shilegov edhe një herë foli për sigurimin e një standardi më të mirë për të gjithë qytetarët.
“Edhe këtu në Shuto Orizarë duhet të ndjehen masat, të ndjehet jeta për të gjithë banorët e kësaj komune. Programi ynë mundëson përkrahje të drejtpërdrejt për kompanitë vendore, ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme. Sigurojmë më shumë të holla për komunat, në Qytetin e Shkupit për të mundësuar zhvillim lokal, për secilin qytetar”, tha Petre Shilegov, kandidat për kryetar të Shkupit nga rradhët e LSDM-së.