
Drejtor i Departamentit për Hetime, Riza Shillova ka dhënë detaj rreth arrestimit të sotëm të Arben Mustafa, kryeinspektorit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Shillovës në një konferencë për media tha se Mustafa ka qenë nën hetim edhe më herët, po ashtu ndaj tij ishte bërë edhe kallëzim penal për trafikim me qenie njerëzore.
“Sot është bërë edhe arrestimi i një rreshteri. Zyrtari i i lartë i MPB ka qenë duke u hetuar edhe më herët ndaj të cilit është bërë edhe një kallëzim penal ndaj tij për trafikim me qenie njerëzore”, ka thënë Shillova.
Tutje, Shillova ka folur edhe për arrestimin e dy zyrtarëve policorë të cilët u arrestuan dje gjatë aksionit “ryshfeti”.
“Duhet të sqarohen disa të dhëna ku kane filluar me arrestimin e një zyrtari të lartë në ministrinë e brendshme. E në këtë aksion ka të arrestuar edhe zyrtarë policorë ku detje tjera do të sqarohen dhe do të bëhen publike. Ajo cka vlen të theksohet është se dje në media është bërë publike që janë arrestuar edhe dy zyrtarë tjerë policorë. Për të cilët edhe është marrë kontrolli dhe përvec këtyre aktivitete e ata janë hetuar që kanë kryer edhe raste tjera. Pra kemi të bëjmë me dy raste të ndara”, ka thënë Shillova. /Insajderi.com
Lexo edhe: