Shitësi ambulant përdhunoi 18-vjeçarin, flet gruaja e tij

Shitësi ambulant përdhunoi 18-vjeçarin, flet gruaja e tij

Altin Hida 42-vjeç nga Elbasani dyshohet se është personi që ka përdhunuar 18 vjeçarin me probleme mendore, ngjarje e ndodhur katër ditë më parë në qytetin e Elbasanit.

Hida i martuar dhe baba i dy fëmijëve, punon si shitës ambulant 20 metra larg Komisariatit të Policisë Elbasan. Ky i fundit i ka kërkuar 18-vjeçarit  që ta ndihmojë deri në banesën e tij. Ai e ka shoqëruar 42-vjeçarin deri në banesë ku dhe ka rënë pre e abuzimit seksual.

Policia është vënë në dijeni të kësaj ngjarje një ditë më pas dhe pasi ka marrë dëshminë e Hidës e ka lënë të lirë. Në banesën e 18-vjeçarit ka shkuar edhe bashkëshortja e Hidës e cila ka kërkuar që kjo histori të mbyllet pasi ky i fundit mund të vriste veten për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Denoncimi në policinë e Elbasanit është bërë nga familja, por ekspertiza ka rrëzuar pretendimet. Familjarët e 18-vjeçarit e kanë dërguar atë në Tiranë duke kundërshtuar raportin paraprak ligjor.