
Pas ditëve me vapën afrikane, vendi parashihet të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik
Në ditët në vijim, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti do të ndryshojë ku do të kemi vranësira të dendura dhe konvektive të cilat parashihen të shoqërohen me reshje shiu e shkarkime të rrufeve
Reshjet në disa zona të kufizuara do të shoqërohen me stuhi. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 22-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-10m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.