Shiu i madh i lë disa komuna pa rrymë

Shiu i madh i lë disa komuna pa rrymë

Shiu i madh që ka rënë të dielën në Kosovë ka lërë pa energji elektrike disa komuna.

Gjakova, Malisheva dhe Rahoveci, kanë pësuar nga moti i keq.

Kështu ka njoftuar, kompania energjetike e Kosovës – KEDS.

“Duke kërkuar mirëkuptim, kërkojmë nga konsumatorët që nëse hasin në ndonjë avari në rrjet, të lajmërojnë Qendrën e Thirrjes në numrin pa pagesë 0800 79 100. Në ndërkohë, përmes rrjeteve sociale do ju mbajmë të informuar me situatën në terren”, thuhet në njoftim.

Moti i keq në kryeqytet ka shkaktuar mbulimin e rrugëve nga uji.

Gjithashtu edhe sheshi “Zahir Pajaziti” është për plotë ujë.

Ditëve të fundit nëpër Evropë po mbizotëron mot me shirëra të rrëmbyeshëm.

Gjermanisë e Belgjikë iu ka shkaktuar edhe humbje njerëzish. /Insajderi.com