Shiu ndan në dysh asfaltin, shembet ura në Kamenicë

Shiu ndan në dysh asfaltin, shembet ura në Kamenicë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut që po bien tash e disa ditë pa ndërprerë në Kosovë, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa pjesë të vendit, njofton Insajderi.

Si pasojë e këtyre vërshimeve, një urë në fshatin Hajnoc të Kamenicës është shembur.

Shembja e urës e ka bllokuar rrugën që i lidhë fshatrat Strezoc e Krilevë me Kamenicën.

Jo vetëm në Kamenicë, përmbytje nga shiu ka pasur edhe në disa qytete të tjera duke përfshirë Klinën, Drenasin, Malishevën, Fushë Kosovën e Mitrovicën.

Në disa raste, shiu ka deportuar edhe në shtëpitë e qytetarëve, ndërsa të tjerë janë ankuar se kanë mbetur pa ushqim për shkak se nuk mund të dalin jashtë./Insajderi.com