Shkaku i ndërtimit të lartë, shembet rruga në Prishtinë

Shkaku i ndërtimit të lartë, shembet rruga në Prishtinë

Ka rrëshqitur dheu në një rrugicë të Prishtinës të premten, shkaku i një ndërtimi të lartë që po ndërtohet buzë rrugës “Shaqir Ingrishta”.

Sipas disa fotografive që ka siguruar Insajderi, rruga “Shaqir Ingrishta” në lagjen Mati 1 të kryeqytetit është shembur në një pjesë të saj.

Banorët janë shprehur të shqetësuar për këtë rrëshiqtje të dheut dhe dëmtim të rrugës.