
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se “Vjosa Osmani nuk i duron gratë e zonja”.
Kjo deklaratë e saj erdhi pasi Presidentja e Kosovës, shkarkoi Valdete Daka nga pozita e kryetares në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
“Valdete Daka sot u shkarkua por nuk u korit e as nuk u nënshtrua”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Ndryshe, subjektet opozitare po e kritikojnë këtë shkarkim, pasi sipas tyre kjo nënkupton “kapje e shtetit”.
Daka kishte deklaruar se “nuk do të nënshtrohet para presionit të Lëvizjes Vetëvendosje”.
Aktivistë të këtij subjekti politik e kishin fajësuar Dakën “për mos garimin e Kurtit në listën zgjedhore për deputet”, në votimet e këtij viti. /Insajderi.com