Shkarkohen koordinatorët nacional

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot në mbledhje të qeverisë për shkarkim të koordinatorëve nacional. Me këtë vendim të Qeverisë të gjithë koordinatorët nacional, janë shkarkuar nga pozitat e tyre, si rrjedhojë në Qeverinë Kurti s’do të ketë të punësuar me këtë pozitë.

Kjo ishte pika e dytë e rendit të ditës në mbledhjen e dytë të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.

I pari i ekzekutivit ka njoftuar se dje ka pranuar dorëheqjen nga Avdullah Hasani.