Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, është shkarkuar nga detyra, transmeton Insajderi.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi vetë Smakiqi, i cili paralajmëroi padi.
“Ata janë njoftuar se përzgjedhja ime ka qenë e ligjshme por megjithatë kanë vendosur për shkarkimin tim. Arsyeja e shkarkimit është se Bordi i Përkohshëm për herë të parë ka ardhur në Postë, hera e parë që ka ardhur zyrtarisht. Kanë qenë edhe një dit pa procesverbal dhe pa u konstitu ende bordi e ka shqyrtu dhe e ka marrë këtë vendim. Ju thashë në procesverbal se këto janë pasoja juridike për Postën, por është vendim i tyre, edhe pse zgjedhja ime ka qenë e ligjshme”, tha ai.
“Unë do ta mbrojë vetën duke ngritur padi në Gjykatë për këtë kontratë që sapo e kam filluar, para një viti”.
Përmes një komunikate të lëshuar nga bordi i Postës, lidhur me këtë vendim u tha se përzgjedhja e Kryeshefit Ekzkeutiv, ka qenë nevojë imediate dhe e domosdoshme për të ushtruar një lidership dhe menaxhment të besueshëm dhe që përballon sfidat e kësaj periudhe.
Smakiqi ishte përzgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës në mars të këtij viti. /Insajderi.com