Shkarkohet ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi

Shkarkohet ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi është shkarkuar nga ky post.

Vendimin për largimin e tij e ka marrë vetë partia, Aleanca Kosova e Re.

Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli duke mos ia përmendur emrin Gashit, ka thënë për Insajderin se do të ketë ndryshime nëpër disa ministri që drejtohen nga AKR-ja.

Ai këto ndryshime i ka vlerësuar si në të mirë të qytetarëve.

“Do të ketë ndryshime nëpër disa ministi të AKR-së. Do të ketë ndryshime në interes të qytetarëve, në ministritë ku nuk është punuar sa duhet”, tha Pacolli.

Gashi ishte emëruar si ministër pikërisht pas shkarkimit të ministrit tjetër, Flamur Sefaj.

Ai ishte larguar nga detyra pas skandalit me gylenistët. /Insajderi.com