
Komisioni i Auditimit të Postës së Kosovës, sot ka shkarkuar nga detyra, Blerim Krasniqin, i cili mbante postin – zyrtar i Auditimit të Brendshëm të këtij institucioni, njofton Insajderi.
Lajmin për shkarkimin e Krasniqit nga detyra, e ka bërë të ditur vetë Posta e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media.
Në pozitën e zyrtarit të Auditimit të Brendshëm si ushtruese e detyrës është emëruar Mimoza Vila, ndërkaq ende nuk dihen shkaqet e këtij shkarkimi. /Insajderi.com/