
Një baner i vendosur në Graçanicë me mbishkrimin “Liria ka emër” është dëmtuar, njofton Insajderi.
Ende nuk dihet se kush është përgjegjës për prishjen e këtij baneri.
Gazeta Online Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast, por akoma nuk ka marrë përgjigje.
Vendosja e banerit ka nxitur reagime edhe të kryetarit të Graçanicës, Srxhan Popoviç, i cili ka kërkuar largimin e banerit. /Insajderi.com