Shkelet ligj i konkurrencës – bllokohen kompanitë e sigurimeve

Shkelet ligj i konkurrencës – bllokohen kompanitë e sigurimeve

Kompanitë e sigurimeve që nga fillimi i muajit korrik janë duke ndarë tregun në mes vete për sigurimin e detyrueshëm duke shkelur ligjin për konkurrencën dhe atë sigurime.

Sipas një hulumtimi që ka bërë Radio Televizioni i Kosovës thuhet se një kompanitë e sigurimeve nuk mundet të shtyp polisë të sigurimit nëse e ka arrit përqindjen e shitjes së polisave për një ditë.

Sipas RTK-së kjo përqindje arrihet brenda një gjys dite në një kompani, për këtë arsye konsumatori nuk ka mundësi zgjedhjeje dhe detyrohet të shkojë në një kompani tjetër të sigurimeve.

Një agjendë i një kompanie të sigurimeve ka thënë se kjo është duke ndodhur pasi është ardh vendim që të bëhet një bilancim i shtypjes së polisave në të gjitha kompanitë e sigurimeve.

“Po kishe me punu të gjithë kompanitë jo njona ma shumë e njona ma pak. Kjo ndodh veç në Kosovë”, ka thënë një agjend i një kompanie të sigurimeve.

Mirëpo për këtë Banka Qendrore e Kosovës ka mohuar të flas.

Ndërsa Autoriteti i Konkurrencës ka thënë se për këtë ka marr informata jo zyrtare dhe se janë duke mbledhur informata lidhur me këtë rast.