Dje në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Ferid Curri” ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin lëndime ka pësuar një këmbësor. Raporti i sotëm i Policisë njofton se një shtetas i huaj vozitës i veturës ka goditur këmbësorin.
Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture me ngasës mashkull shtetas i huaj dhe një këmbësori mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës