Shkëlzen Berisha humbet gjyqin me gazetarin Guy Lawson

Shkëlzen Berisha humbet gjyqin me gazetarin Guy Lawson

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, e ka humbur procesin ku kërkoi të marrë dëmshpërblimin prej 60 milionë dollarë nga gazetari Guy Lawson, për përmendjen e tij në librin “Qentë e Luftës” qe tregon historinë e tregtimit te armëve në Gerdec, njofton Insajderi.

Gjykata e Apelit në SHBA, ka vendosur të lerë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Florida, duke mos e gjetur fajtor Guy Lawson për përmendjen  e Shkëlzenit në librin e tij.

Për këto akuza, Shkëlzen Berisha ngriti një padi kundër autorit në një gjykatë në Florida, padi që u rrëzua pak kohë më parë. Shkëlzen Berisha e ka apeluar këtë vendim, por e ka humbur sërish betejën në gjykatë./Insajderi.com