Shkëlzen Gashi: Balaj e Xheladini kanë merita për pavarësinë e Kosovës

Shkëlzen Gashi: Balaj e Xheladini kanë merita për pavarësinë e Kosovës

Ish-këshilltari i Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, deklaroi më 10 shkurt se Arben Xheladini e Mon Balaj kanë merita të mëdha për pavarësinë e Kosovës, përcjell Insajderi.

Këto komente Gashi i bëri në 14 vjetorin e vrasjes së Xheladinit e Balajt gjatë një proteste të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje si kundërshtim ndaj “Pakos së Ahtisarit”.

Për protestën e organizuar, Gashi tha se “më 10 shkurt 2007, ka pasur ndikim të jashtëzakontë që Propozimi i Presidentit Martti Ahtisaari të ngërthejë rekomandimin për pavarësi për Kosovën”.

Shtoi se të gjithë “të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” duhet të nderohen nga të gjitha subjektet politike.

“Duhet të zhduket tërësisht praktika e deritanishme që të rënët për lirinë e pavarësinë e Kosovës të përkujtohen vetëm nga parti të caktuara politike – PDK e përkujton/te Adem e Hamëz Jasharin, LDK e përkujton/te Agim Ramadanin e Sali Çekajn, AAK e përkujton/te Luan e Shkëlzen Haradinajn, LKÇK e përkujton/te Bahri Fazliun e Agron Rrahmanin, e LVV e përkujton/te Arben Xheladinin e Mon Balajn”, tha ai. /Insajderi.com

 

Arben Xheladini e Mon Balaj kanë merita të mëdha për pavarësinë e Kosovës
Vrasja e Arben Xheladinit e Mon Balajt dhe…

Posted by Shkëlzen Gashi on Wednesday, 10 February 2021