Shkëlzen Gashi: Frashër Demaj e ka masakruar Historinë e Kosovës

Shkëlzen Gashi: Frashër Demaj e ka masakruar Historinë e Kosovës

Publicisti Shkëlzen Gashi, ka folur rreth teksteve alternative gjashtë vëllimshme për Historinë e Ballkanit, të cilat do të përdorën nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Gadishullin Ballkanik, njofton Insajderi.

Përmbajtjen e këtyre teksteve e ka kritikuar dhe e ka gjykuar si tendencioze Gashi, duke thënë se “arsyeja pse shqiptarët nuk paraqiten siç duhet në këto tekste, është përgjegjësi edhe e historianëve shqiptarë e ne veçanti të historianit Frashër Demaj, punëtor i Institutit të Historisë dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës”.

Sipas Gashit, “Demaj në këto tekste e ka masakruar Historinë e Kosovës, duke qenë fare i papërgjegjshëm, ku nuk ka reaguar fare për dozat raciste dhe tendencave për ta minimizuar rolin e shqiptarëve në historinë e Ballkanit që nga sundimi Osman e deri në ditët tona”.

Tutje Gashi ka vazhduar duke thënë se mendon që “Demaj fare mbase nuk i ka lexuar këto tekste para se të botohen, por vetëm e ka dhënë aprovimin e vet, për çështje financiare ose prestigji”.

Në fund Gashi, e ke kritikuar Demajn edhe për disa nga tekstet shkollore që përdoren aktualisht në Kosovë e ku autor i tyre është Frashër Demaj, të cilat sipas Gashit janë tejet jo profesionale./Insajderi.com