Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Albin Kurti, i ka reaguar një ushtari amerikan i cili i kishte replikuar ish-kryeministrit të Kosovës ditë më parë.
Pasi që i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pati shkruar se, “Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, pas tij kanë pasuar edhe reagime tjera, njofton Insajderi.
AJ Todd, pjesëtarit të Ushtrisë së ShBA-ve, i i tha dje Kurtit që të sigurohet se mund ta ruajë paqen pa ndihmën e shtetit të tij.
Por, Shkelzen Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka qenë interes i SHBA-ve “ruajtja e paqes në Kosovë”.
“Zotni, ti ke ardhë me rujtë paqen në kosovë sepse ka qenë interes i vendit tënd dhe vjen prapë nëse është interes i vendit tënd. Qaq”, ka shkruar Gashi. /Insajderi.com
ani tha “sigurohu që nuk duhet të vij më për ta rujtë paqen në kosovë”zotni, ti ke ardhë me rujtë paqen në kosovë sepse ka qenë interes i vendit tënd dhe vjen prapë nëse është interes i vendit tënd. qaq.
Gepostet von Shkëlzen Gashi am Mittwoch, 9. September 2020