“Shkelzen Gashi kurrë nuk bëhet njeri – Albin të lutem shkarkoje”

“Shkelzen Gashi kurrë nuk bëhet njeri – Albin të lutem shkarkoje”

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka reaguar ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit.

Gashi sot ka akuzuar publikisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës se ka kryer krime lufte, përcjell Insajderi.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Fcebook, Durmishi, ka kërkuar nga Kurti që ta shkarkojë menjëherë Shkelzen Gashin.

Sipas tij, Gashi kurrë nuk bëhet njeri.

Postimi i tij i plotë

Albin Kurti të lutem, ama sinqerisht të lutem! Shkarkoje Shkëlzen Gashin menjëherë sonte.

Shkëlzen Gashi kurr nuk bëhet njeri.

Ai i tillë si sonte ka qenë edhe në vitin 2005, dhe kjo ka qenë arsyeja pse është larguar nga Lëvizja./Insajderi.com