Shkencëtarët i dërgojnë letër të hapur OBSH-së: Kemi prova se Coronavirusi shpërndahet edhe në ajër

Shkencëtarët i dërgojnë letër të hapur OBSH-së: Kemi prova se Coronavirusi shpërndahet edhe në ajër

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pranuar sa ka dëshmi se Coronavirusi mund të shpërndahet edhe në grimca të imta në ajër.

Pra, siç shkruan BBC, transmetimi në ajër nuk mund të përjashtohet në ambiente ku ma më shumë njerëz, janë më të mbyllura dhe ka ventilim më të dobët, njofton Insajderi.

Nëse këto dëshmi konfirmohen atëherë do të mund të ndryshojë edhe modeli se si ruhemi nga virusi.

Në një letër të hapur nga më shumë se 200 shkencëtarë akuzohet OBSH-ja që e ka nënvlerësuar mundësinë e përhapjes së virusit në ajër.

“Ne duam që ata t’i njohin dëshmitë shkencore”, ka thënë Jose Jimenez, një kimist nga Universiteti I Colorados, i cili ishte një nga nënshkruesit e letrës.

“Ky nuk është sulm ndaj OBSH-së, është një debat shkencor, por ne e ndjemë se duhet të dalim publikisht, sepse ata refuzonin të na dëgjojnë dhe të dëgjojnë provat”.

Një tjetër profesor nënshkrues, Benjamin Coëling, nga Universiteti i Hong Kong-ut i ka thënë BBC-së se gjetjet e tyre kanë “implikime të rëndësishme”./Insajderi.com