Shkencëtarët robotikë do të ndikojnë në përshpejtimin e zbulimeve shkencore

Shkencëtarët robotikë do të ndikojnë në përshpejtimin e zbulimeve shkencore

Shkencëtarët në Universitetin e Liverpulit, kanë zbuluar eksitencën e kolegut të tyre robot, i cili ka punuar pa ndalur gjatë gjithë izolimit.

Hulumtuesi i programuar mëson prej rezultateve për t’i përmirësuar eksperimentet.

Një nga krijuesit e këtij roboti, Benjamin Burger thotë që roboti mund të punojë në mënyrë të pavarur, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Një teknologji e avancuar e llojit të tillë, premton zbulime shkencore 10 herë më të shpejta, thonë shkencëtarët.

Një raport i ri i Royal Society of Chemistry tregon se strategjia post- Covid e hulumtimit, me përdorimin e robotëve, intelegjencës artificiale dhe informatika e avancuar janë pjesë të teknologjisë që detyrimisht duhet avancuar për të ndihmuar shkencëtarët që punojnë në distancë sociale për të gjetur zgjidhje për sfidat globale./Insajderi.com