Shkëndije Mujaj i reagon hoxhës nga Prizreni pasi tha se njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët

Shkëndije Mujaj i reagon hoxhës nga Prizreni pasi tha se njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët

Këngëtarja, Shkëndije Mujaj i ka reaguar hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu, lidhur me deklaratën e tij për beqarët.

Sipas Mujajt, Salihu është keqinterpretues i fesë islame, derisa deklaratën e tij e quan “rrënë të kulluar”.

Ajo ka deklaruar së një thënie e tillë nuk ekziston, dhe deklarata e tij i largon njerëzit nga interesimi për fe islame.

“Apsolut rren e kulluar kjo çfarë thotë ky Hoxhe. Nuk është e vërtete , madje ky është keqinterpretues i fesë Islame madje madje i largon njerëzit nga interesimi për feja Islame .. kjo thënie nuk ekziston”, ka shkruar Mujaj.

Ndryshe, një deklaratë e hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu, është bërë virale nëpër rrjete sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta.

Në këtë ligjëratë, ai ka folur për beqarët, të cilët ka thënë që janë më të urryerit nga Allahu.

Në këtë deklaratë ai po ashtu ka folur për femrat.

“Njerëzit më të këqij të Allahut ka thënë Muhamedi, janë beqarët, njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët dhe të vdekurit më të këqij të Allahut janë beqarët. Edhe beqarkat. Jo, dua ta kryej shkollën, fakultetin, pastaj magjistraturën dhe kur e sheh 30 vjet i ka bërë. Kur me ba kjo fëmijë, kur me rujt shpin kur me eduku gjeneratë”, thotë imami mes tjerash.

Nuk dihet nëse deklarata e tij është e para disa vitesh apo e ka thënë së fundi, mirëpo ditëve të fundit është shpërndarë shumë.

Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga hoxha në fjalë./Insajderi.com